Dardanët rezultojnë negativë, presim rezultate pozitive

Të gjithë lojtarët dhe stafi i Kombëtares së Kosovës kanë dalë negativ pas testeve të koronavirusit.

“Dardanët” u testuan në Kukës gjatë ditës së djeshme dhe fatmirësisht gjithçka shkoi sipas planifikimit.

Sot lojtarët do të nisen për në Parma të Italisë, aty ku do të bashkohen edhe lojtarët tjerë që vijnë nga Gjermania dhe Zvicra.

Ky është njoftimi i FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në Covid-19.

Kësisoj, ekspedita e Dardanëve sot do të udhëtojë e kompletuar për në Parma të Italisë.