Danub të kripur nëse e shqipërojmë, dhe është tradicionale napoletane por ka edhe versione të ëmbla .
Janë shumë të mira për piknik por edhe shoqëruese të mira të një vakti.
▪ Për 20 copë duhen:
– 500 gr miell
– 300 ml qumësht të ngrohtë
– 350 gr salçiçe
– 250 gr djathë të bardhë
– 1 vezë
– 50 ml vaj ulliri
– 1 lugë gjelle sheqer
– 5 gr majë pluhur
– kripë
▪ Përgatitja:
– Zemë një brumë të butë duke përzier në qumështin e ngrohtë majanë, sheqerin, vajin, vezën më pas shtojmë miellin dhe kripën, e lemë të qëndrojë rreth 3 orë ose derisa të trefishojë volum.
– Lyejmë sipërfaqen e punës me vaj dhe përmbysim brumin të cilin e ndajmë në 20 pjesë.
– Secilën pjesë e mbushim me përzierjen e salçiçeve dhe djathit të prerë në kuba të vegjël duke hapur me dorë brumin e ndarë në në një rreth të vogël të cilin e mbushim me përzierjen dhe duke mbledhur anësore e mbyllim në formë topi dhe i lemë për 40 minuta të qëndrojnë në furrë me dritë të ndezur për 40 minuta, i lyejmë me qumësht dhe i pjekim në furrë të parangrohur për 25 – 30 minuta në 200 gradë.