Në aktivitetin e emërtuar “Unë Jam Musliman” i zhvilluar në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, janë shpërndarë trëndafila për qytetarët danezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Degët rinore të Komunitetit Islam të Danimarkës kanë zhvilluar aktivitetin “Unë Jam Musliman” në çadrën e stolisur përreth me minare maket në sheshin e bashkisë.
Të rinjtë të cilët janë përpjekur të thyejnë paragjykimet e formuara në media kundër Islamit dhe muslimanëve, afërsisht 2 orë kanë shpërndarë trëndafila për danezët dhe iu kanë shpjeguar Islamin.
Për gazetarin e AA-së të rinjtë janë shprehur se këtë aktivitet e zhvillojnë kryesisht për muajin e Ramazanit dhe se janë përpjekur t’iu shpjegojnë danezëve rëndësinë e këtij muaji për muslimanët.
Qytetarët dhe turistët kanë shfaqur reagime pozitive ndaj të rinjve vullnetarë.
Komuniteti Islam i Danimarkës në 6 vitet e fundit zhvillon aktivitete të ndryshme për t’iu shpjeguar qytetarëve danezë islamin dhe muslimanët. Edhe në muajt e dimrit në një aktivitet, duke shpërndarë për qytetarët çokollatë të ngrohtë dhe bukë është përpjekur të japë një imazh pozitiv rreth Islamit dhe muslimanëve.