Në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, 28 restorante ndaluan shitjen e produkteve të Coca Cola-s për shkak të sulmeve të Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror danez TV2, 28 pronarë restorantesh në Kopenhagë filluan një bojkot duke hequr produktet e Coca Cola-s nga menuja për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza.
Pronari i restorantit, Ferdi Akbulut, i cili mori pjesë në bojkot, tha në deklaratën e tij se ata e morën një vendim të tillë për të treguar mbështetjen e tyre për palestinezët.
Ai tha se edhe klientët e mbështesin vendimin. “Njerëzit mbështesin bojkotin tonë ndaj Coca Cola-s dhe japin reagime shumë pozitive”, theksoi Akbulut.
Në Instagram u hap një llogari me emrin “Spispalestine” për të bojkotuar Coca Cola-n, një nga produktet amerikane që mbështet Izraelin.
Në profil shkruhej: “Mos bli gjakun e vëllait tënd. Bojkoto Coca Cola-n”.