Ndalesave anti-islame në Evropë, e cila është qendra e ashtuquajtur e ‘lirive’, çdo ditë i shtohet një e re.
Të papunët me shami në kokë në Danimarkë detyrohen të heqin shaminë në rast se kjo kërkohet prej tyre nga punëdhënësit.
Ndërkaq punonjësja, e cila nuk dëshiron të heq shaminë, mbetet pa punë dhe pa pagesë.
Dy bashkitë më të mëdha të vendit ndaluan pagesat për ato punëtore të cilat refuzojnë propozimin për heqjen e shamisë në kokë në vendet e punës.
Bazuar në ligjet e punës në Danimarkë, të papunët janë të obliguar për të pranuar punësimi që i është propozuar nga Agjencia për Punësim duke mos pyetur për përshtatjen e punës për ata.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila është organi më i lartë gjyqësor i Bashkimit Evropian, më 14 mars kishte marr vendim që punëdhënësit në vendet anëtare të unionit do të mund të ndalojnë “mbajtjen në mënyrë të dukshme të ndonjë simboli politik, filozofik ose fetar”.