Ballina Sport Euro2020 Danimarka mposht Çekinë, avancon në gjysmëfinale të “Euro 2020”

Danimarka mposht Çekinë, avancon në gjysmëfinale të “Euro 2020”

Danimarka kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhti Çekinë 2-1.

Kombëtarja e Danimarkës është kualifikuar në gjysmëfinale të “Euro 2020” pasi mposhti Çekinë 2-1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi shumë mirë për danezët që kaluan herët në epërsi në min e 5’ me golin e Thomas Dalaney.

Danimarka vazhdoi me sulme dhe gjeti golin e dytë përmes Kasper Dolberg në min e 42’, për rezultatin e pjesës së parë 2-0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për çekët që gjetën golin në min e 49’ kur realizoi Patrick Schick.

Deri në fund të dyja skuadrat patën edhe disa raste të mira shënimi por pa arritur të shënojnë.

Danimarka në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes mes Ukrainës dhe Anglisë. /

Exit mobile version