Danimarka kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhti Çekinë 2-1.
Kombëtarja e Danimarkës është kualifikuar në gjysmëfinale të “Euro 2020” pasi mposhti Çekinë 2-1, shkruan lajmi.net.
Ndeshja nisi shumë mirë për danezët që kaluan herët në epërsi në min e 5’ me golin e Thomas Dalaney.
Danimarka vazhdoi me sulme dhe gjeti golin e dytë përmes Kasper Dolberg në min e 42’, për rezultatin e pjesës së parë 2-0.
Pjesa e dytë nisi më mirë për çekët që gjetën golin në min e 49’ kur realizoi Patrick Schick.
Deri në fund të dyja skuadrat patën edhe disa raste të mira shënimi por pa arritur të shënojnë.
Danimarka në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes mes Ukrainës dhe Anglisë. /