Danimarka eliminon Rusinë dhe kalon tutje në Euro 2020

Danimarka ka kaluar në fazën e eliminimit direkt pas fitores 4-1 ndaj Rusisë në Grupin B të rrethit të tretë në kuadër të Euro 2020.

Danezët kaluan në epërsi me anë të Mikkel Damsgaard në minutën e 38-të, pas një asistimi nga Pierre-Emile Hojbjerg.

Me këtë gol të vetëm edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe katër të tjerë.

Ishte minuta e 59-të kur Yussuf Poulsen shënoi për 2-0, duke i dhënë skuadrës së tij një komoditet të madh.

Rusia më pas ngushtoi rezultatin në 2-1 me një penallti të ekzekutuar nga Artem Dzyuba (70’), me Kasper Schmiechel që nuk arriti të ndalte goditjen.

Por, Danimarka vazhdoi me vetëbesim të madh dhe shënoi golin e tretë me anë të Andreas Christensen që lëshoi një goditje të fortë nga distanca në minutën e 79-të.

Vetëm një minutën më vonë (80’), Joakim Maehle u përkujdes që fitorja e Danimarkës të ishte e thellë, për 4-1.

Kështu, Belgjika e mbylli Grupin B si lider me nëntë pikë, Daniumarka me tre, aq sa kanë edhe Finlanda dhe Rusia, por që falë golaverazhit më të mirë kaluan tutje.