Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Danimarka e liron terroristin që sulmoi klubin “Reina” në Turqi

Danimarka e liron terroristin që sulmoi klubin “Reina” në Turqi

Lirohet Ibrahimjon Asparov i cili ishte gjendej nën arrest në Danimarkë që nga muaji korrik, për të cilin pretendohet se ka siguruar armë dhe municione për terroristin e DEASH-it Abdulkadir Masharipov që kreu sulmin në klubin Reina të Stambollit natën e vitit të ri ku si pasojë humbën jetën 39 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria e policisë të rajonit Jutland-i juglindor, thuhet se është liruar Asparov i cili ishte nën arrest që nga 20 korriku në Danimarkë.

Policia e rajonit të Jutland-it juglindor ka bërë të ditur se Prokuroria e Mbretërisë i ka dhënë përgjigje negative kërkesës së Turqisë në lidhje me ekstradimin e Asparov-it.

Ndër të tjera bëhet e ditur se 42 vjeçari me origjinë nga Uzbekistani, Ibrahimjon Asparov, ka qenë nën arrest në kuadër të këkesës të Turqisë për ekstradim, dhe se nga Danimarka ndaj tij nuk atribuohet ndonjë krim.

Policia e Jutland-it ka theksuar se Asparov akuzohet se ka siguruar armë dhe municione për terroristin e DEASH-it, Abdulkadir Masharipov që kreu sulmin në klubin Reina dhe se hetmet ende vazhdojnë.

Procesi gjyqësor

Ibrahimjon Asparov u arrestua nga policia e Jutland-it juglindor më 29 qershor me vendosjen në veprim të Agjencisë së Inteligjencës Policore Daneze (PET) pas kërkesës së bërë nga Turqia, ndërsa pas deklaratës së dhënë Asparov u la i lirë.

Asparov i cili jeton në qytetin Vejle pas kërkesë së Turqisë u arrestua për herë të dytë në muajin korrik, ku pas një seance gjyqësore më 20 korrik ndaj tij u vendos masa e arrestit për katër javë.

Në seancën pas kësaj në gjykatën e qytetit Kolding u vendos për vazhdimin e masës së arrestit duke shtyrë seancën e radhës më 13 shtator ku edhe në këtë seancë u vendos zgjatja e masës së arrestit me katër javë.

Masakra në Reina

Në sulmin e armatosur të kryer nga terroristi, Abdulkadir Masharipov natën e vitit të ri në klubin Reina në rajonin Ortaköy të Stambollit humbën jetën 39 persona.

Sulmi u mor përsipër nga organizata terroriste DEASH, ndërsa Masharipov i cili u arrestua në Stamboll më 17 janar pretendonte se armët dhe municionet ia kishte dhënë personi me origjinë nga Uzbekistani, Ibrahimjon Asparov i cili jeton në Danimarkë.

Exit mobile version