Zyrtari i Komisionit Europian për zgjerim të BE-së Christian Danielsson ka deklaruar se ekziston lidhja e qartë ndërmjet normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Europian ka thënë në Beograd se është me rëndësi që BE lehtëson dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës.
“E di se është e rrezikshme të interpretohet ndonjë terminologji. Mendoj se është e arsyeshme se ekziston lidhja ndërmjet normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit në BE”, citon tanjug të ketë thënë Danielsson./Mesazhi/