Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Dani Olmo pritet të jetë transferimi më i ri i Barcelonës gjatë merkatos së verës.
Fabrizio Romano raporton se tashmë lojtari ka arritur marrëveshje me klubin katalunas, shkruan Indeksonline
Olmo pritet të nënshkruaj kontratë gjashtë-vjeçare me klubin nga La Liga.
Barcelona pritet t’i paguaj RB Leipzigut shumën prej 55 milionë eurove.
Dani Olmo ra në sytë e çdo skuadre europiane për shkak të paraqitjeve fantastike që i bëri në Euro 2024 me fanellën e Spanjës ku edhe u shpall kampion Europe.