Dallku, Ibrahimi dhe Boshnjaku përfundojnë në emergjencë

Trajneri Armend Dallku, fizioterapeuti Atdhe Halimi, dhe dy futbollistët Labinot Ibrahimi dhe Lorik Boshnjaku, kanë përfunduar në emergjencë, pas situatës tensionuese që ka ndodhur pas ndeshjes Gjilani – Prishtina.

Kryendeshja e xhiros së 29-të e Superligës së Kosovës, ka vënë në pah edhe një herë skena jo të mira që sjellë futbolli i Kosovës.

Pas përfundimit të ndeshjes, është krijuar një tollovi tek mesi i fushës, ku qëndrojnë gjyqtarët, me policët që kanë hedhur sprej në drejtim të futbollistëve të FC Prishtinës, dhe trajnerit të tyre, Armend Dallku.

Një pjesë e tyre, tashmë ndodhën në emergjencë për të marrë ndihmën e parë.

Kujtojmë se Gjilani mundi 2:1 FC Prishtinën në këtë përballje.