Gabimin e bën njeriu duke menduar se ka të drejtë, atëherë kur nuk ka të drejtë, ndërsa mëkatit i afrohet duke e ditur që nuk ka të drejtë, dhe prapë e vepron.
Andaj edhe Kurani Fisnik, mëkatin e trajton më rëndë sesa gabimin. Vërejeni ajetin: “Nuk keni mëkat në ato gjëra që i bëni gabimisht, por në ato që i bëni qëllimisht”. (El-Ahzab: 5).
Ajo që është e qëllimshme, çdoherë është më e rëndë!
Prof. Ekrem Maqedonci