“Dalldia apo ekstaza e pushtetit është më e fortë se sa dalldia apo ekstaza e alkoolit.”

Shejkh Muhamed El-Gazali

“Dalldia apo ekstaza e pushtetit është më e fortë se sa dalldia apo ekstaza e alkoolit.

Nëse pasuria e madhe lind tirani, atëherë regjimi despotik lind shtypje dhe terrorizëm.

Nga këtu kuptojmë, se pushteti individual nuk ndahet asnjëherë nga arrestimet e shumta; gjyqet e manipuluara, urdhrat e paqarta dhe një seri direktivash, që vinë nga lartë poshtë, pa asnjë transparencë apo këshillim!

Kështu, ai që kundërshton zbatimin apo i vonon ato, atëherë burgun e ka pranë!”

_________________

Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri “Si ta kuptojmë Islamin?”

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja