Partia e Kryeministrit holandez Mark Rutte ka fituar shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare, thonë se sondazhet e para nga Exit Poll.
Partia e tij e qendrës së djathtë – VVD fitoi 31 nga 150 vende, njoftojne sondazhet.
VVD doli shumë më përpara e tri partitë e tjera, përfshirë edhe ate te anti-emigracionit, Partinë e Lirisë se “Geert Wilders (PVV), ate Kristian Demokratëve dhe Partinë D66, ku secila prej tyre mori 19 vende.
Partia e Wilders ishte udhëheqëse në sondazhet e opinionit, por mbështetja për partinë ra në ditët e fundit.
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e përgjithshme ishte e lartë – dhe ekspertët thonë se pjesëmarrja arriti ne 80%.
Votimi në Holandë eshte percjelle nga afër, si një tregues i indeksit te fitores se partive populiste, dhe atyre te ekstremeve te djathta.
Franca shkon në votime muajin e ardhshëm për të zgjedhur president të ri, ndërsa Gjermania pritet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme në shtator. /MESAZHI/