Dalin rezultatet e skuadrës së Napolit për COVID-19

Të gjithë lojtarët e Napolit kanë dalë negativ në testimin e parë për COVID-19.

Një lajm i mirë për skuadrën e Napolit.

Lojtarët e kësaj skuadre janë testuar negativë për COVID-19, pas ndeshjes me Genoan.

Kujtojmë se Napoli në fundjavë ishte takuar me Genoan, tek e cila skuadër janë konfirmuar 14 raste me COVID-19.

Sipas komunikatës së Napolit, në testimin e parë të gjithë lojtarët kanë qenë negativ, dhe një testi të ri për COVID-19, ata do t’i nënshtrohen gjatë ditës së nesërme.

Në xhiron e ardhshme në Serie A, Napoli takohet me Atalantën.