Dalin rezultat e para preliminare: PDK nis festimet, prin Lladrovci

Driton Selmanaj nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) thotë se ecuria e balotazhit në Drenas është shënuar me më shumë parregullsi se raundi i parë.

Ndërkaq, nga Komisioni Qendror Zgjedhor vijnë rezultatet e para preliminare.

Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, në pesë vendvotime nga 72 prej tyre, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, prin me 724, derisa ai i NISMA për Kosovën Isa Xhemajlaj ka 342 vota.

Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Sipas KIZ-it, fitues po del të jetë Lladrovci me 62 për qind të votave.

Personave që festonin iu bashkua edhe kandidati I PDK-së, Ramiz Lladrovci, i cili ka “zbërthyer” se si “forca e bën fuqinë”: “Ja se si forca e bën fuqinë. Kjo është thënia me të cilën u tallët të gjithë mirëpo shikojeni tash”, ka thënë Lladrovci.