Dalin nga ngujimi minatorët e Trepçës

Kanë ndalur nga ngujimi minatorët e Trepçës të cilët kishin mbetur të bllokuar pas zjarrit që kishte rënë në njërën prej trafove elektrike. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqiri Sadiku. Ai ka thënë se të gjithë minatorët kanë dalur nga ngujimi dhe se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Ka përfunduar procesi i lirimit të tyre. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësor. Nuk ka pasur ndonjë rrezik”, ka thënë Sadiku për lajmi.net.Kujtojmë, se nga zjarri i rënë në këtë trafo, pa energji elektrike ka mbetur i tërë qyteti i Mitrovicës.