Dalin fotografitë e para të BMW i4 M të ri

BMW iu ka mundësuar pasionantëve të firmës ta shohin modelin e ri i4 M elektrik, përmes publikimit të fotografive të para të makinës.

Sipas CarBuzz, pas një bisede me Markus Flasch, mediumi kuptoi se përveç se do jetë vetura elektrike me përformancën më të lartë, i4 M do i tejkalojë edhe M3 dhe M4 të sapolansuar, transmeton lajmi.net.

“Vitin e ardhshëm ne do të lansojmë makinën e parë me bateri-elektrike M në segmentin e performancës, bazuar në i4,” tha ai.

Koncepti i4 arrin të prodhojë 530 kuaj fuqi. Ndërkaq, në pjesën e përditësimeve të reja përfshihet timoni, dinamikën e ngasjes dhe ndjesinë e përgjithshme të ngasjes.

Makina do dalë në shitje vitin tjetër.