Ish-militanti Jezidi i cili ka qëndruar në radhët e organizatës terroriste PKK përafërsisht dy vite e gjysmë në rajonin Sinxhar të Mosulit, ka theksuar se kanë vepruar së bashku duke kryer bisedime të fshehta me militantët e organizatës DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Militanti Jezidi i cili nuk dëshiron të tregojë emrin e vërtetë të tij dhe i cili vjen nga një familje e njohur në Sinxhar, duke folur për AA, ka treguar ato që ka parë dhe është përballur gjatë periudhës që ka qëndruar brenda radhëve të PKK-së.
Pasi ka vënë në dukje se kanë rënë në kurthin e PKK-së për shkak të mungesës së sigurisë e ndodhur pasi organizata terroriste PKK sulmoi popullatën Jezidi në Sinxhar në gusht të vitit 2014, militanti Ezidi ka pranuar se ka kryer detyrë aktive për 2 vite e katër muaj në kampet ushtarake të organizatës.
Ish-militanti i PKK-së është shprehur se përgjatë kohës që ka qëndruar në radhët e PKK-së në Sinxhar ka vërejtur fytyrën e vërtetë të organizatës ashtu sikurse edhe Jezidët e tjerë, dhe se organizata për të mashtruar Jezidët ka dhënë imazhin sikur luftonte me DEASH-in.
Duke nxjerrë në pah të vërtetën e marrëveshjes së fshehtë të PKK-së në Sinxhar, Jezidi tha se “PKK-ja për të marrë nën kontroll disa rajone në kufi me Sinxharin kuptova se ishte dakorduar me DEASH-in. PKK-ja për të kënaqur kurdët Jezidi kërkoi nga DEASH-i që me marrëveshje të tërhiqej nga disa rajone. Ku në këtë mënyrë dha imazhin sikur po luftonte me DEASH-in”.
Urdhri për luftimin me Peshmergët
“Militantët e DEASH-it erdhën disa herë në kampet tona në Sinxhar me uniforma të militantëve të PKK-së”, është shprehur militanti Jezidi, duke shtuar se kishte vërejtur se mes PKK-së dhe DEASH-it ishin kryer bisedime të fshehta.
Duke vënë në dukje se është kërcënuar me jetë nga PKK-ja pasi kishte zbuluar marrëdhënien e fshehtë mes dy palëve militanti Jezidi tha se “Përgjegjës të nivelit të lartë të PKK-së duke mos mohuar marrëdhëniet në mënyrë të hapur me DEASH-in, më kërkuan që të qëndroja i heshtur”.
“Pas zbulimit se PKK-ja në Sinxhar kryente bisedime me DEASH-in nisëm të kuptonim se si ishin mashtruar Jezidët. Pas kësaj PKK-ja urdhëroi Jezidët që të luftonin kundër Peshmergëve. Më pas Jezidët e refuzuan këtë dhe nisën të linin armët”.
Bisedimet mes PKK-së dhe ushtarëve iranianë
Duke pranuar se kishte një marrëdhënie shumë të fortë mes militantëve të PKK-së në Sinxhar dhe komandantëve ushtarakë iranianë, militanti Jezidi në lidhje me këtë çështje është shprehur: “PKK-ja vazhdimisht përpiqej të mbante të fshehta marrëdhëniet që kishte me Iranin. Zyrtarët ushtarakë iranianë kur vizitonin Sinxharin përpiqeshin të mbanin larg kampeve ushtarët Jezidi. Vetëm drejtuesit e lartë të PKK-së takoheshin me zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë”.
Armatosja e fëmijëve
“E ardhmja e fëmijëve Jezidi ndodhet në një rrezik të madh. PKK-ja i merr fëmijët Ezidi dhe i dërgon nga Sinxhari në Iran, Kandil dhe në Siri”, është shprehur militanti Jezidi duke shtuar më tej se “Një tjetër element shqetësues që kam vërejtur përgjatë kohës kur qëndroja në radhët e PKK-së ishte trajnimi madje edhe i fëmijëve 8-9 vjeçarë me armët. Qëllimi i vetëm i PKK-së është trajnimi i militantëve që të derdhin gjak. Edhe fëmijët Jezidi i trajnojnë mbi këtë parim”.
Pasi ka bërë të ditur se shumë banorë të Sinxharit kanë lënë armët pasi zbulimit të aleancës me organizatat terroriste DEASH dhe PKK, pas urdhrit për konfliktin me Peshmergët, pas bisedimeve me zyrtarë iranianë dhe armatosjes së fëmijëve Jezidi, militanti Jezidi është shprehur “Deri më tani kanë lënë armët afërsisht 1000 Jezidi, por ende 260 Jezidi vazhdojnë të qëndrojnë në radhët e PKK-së. Edhe ato duhet të braktisin armët. Shumë Jezidi e dinë se PKK-ja vepron jashtë interesave të popullit kurd”.