Daku do të transferohet në Itali

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku do të largohet këtë verë nga Rusia për të vazhduar karrierën në Serie A të Italisë.

Mediumet ruse kanë raportuar të martën se Rubin Kazani, klubi ku luan Daku tashmë ka pranuar ofertën nga skuadra e Cagliarit.

Në fakt, Rubin Kazani ka marrë kohë për t’iu përgjigjur ofertës së ekipit italian dhe pritet të bëjë një gjë të tillë brenda kësaj jave.

Thuhet se Rubini pritet ta pranoj këtë ofertë, ndonëse detajet e saj nuk janë bërë të ditura duke pasur parasysh se në Rusi ka pasur thirrje për largimin e Dakut pas suspendimit të UEFA-s. Daku u suspendua me dy ndeshje për shkak të veprimit të tij pas ndeshjes me Kroacinë, në të cilën Shqipëria barazoi 2:2 në kuadër të fazës së grupeve të “Euro 2024”.

Daku ka kontratë me Rubin Kazanin deri në vitin 2026 kurse kartoni i tij vlerësohet mbi 3 milionë euro.

Ai verën e shkuar iu bashkua ekipit rus dhe në sezonin e tij të parë në Rusi, Daku regjistroi 10 gola e 4 asistime në 33 paraqitje kampionale.