Daka: Të gjitha vendvotimet në Kosovë kanë filluar me kohë

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka ka mbajtur konferencën e parë në zgjedhjet e sotshme, me ç’rast ka njoftuar se të gjitha qendra e votimeve në Kosovë kanë filluar me kohë.

Sipas saj, ka pasur një pengesë të vogël në një shkollë të Mitrovicës së Jugut në Koçendoll në shkollën fillore “Bislim Hajdari”, ku ka munguar lista e votuesve. Daka njofton se një gjë e tillë është duke u sanuar, transmeton Indeksonline.

“Në ora 7 janë hapur me rregull të gjitha qendrat e votimit. Kemi pasur një pengesë të vogël në shkollën e Mitrovicës së Jugut, në Kocendoll në shkollën fillore “ Bislim Hajdari” ka munguar lista e votuesve dhe kjo është duke u sanuar”, ka thënë Daka.

Konferenca e radhës e KQZ-së pritet të mbahet në orën 11 e 30, ku do të njoftohet rreth votimit në përgjithësi, si dhe për pjesëmarrjen e votuesve.