Si të mos të qeshim?
Zotit shyqyr!
Kimi një Shqipni dy fisesh , Toskë e Geg; Mysliman e Krishten; Synni e Begtashi ; Katolik e Ortodoks; Bejlerë e Harbutë ; jevgj e arbënorë; zyrtarë e civilë ; pasanikë e tiril.
Kimi dye këshilla:Këshillinë e nalt e këshillë ministerjal ; kimi një xhilë partina; proqeveriatë e kundështarë ; një Kuvend në Tiranë e një në Vlonë .Spital për të mençur edhe pët të çmendur ; medrese e shkolla; flasim dy far shqipesh , zyrtar e ordinare; këndojm dye soj hytbesh , arabisht dhe shqip; Kimi dy palë mendimesh , orientale dhe oskisdentale , allaturka e allafranga (veç allaarbënorë sun po bohemi).
Kimi lidh dy traktate : Me Tyrqinë edhe me Italinë ; kemi dy palë fuqi , ushtarak e bashibozuke…
Lum na për bashkimin qi kemi!
………………………………………………………………………….
10 maj 1924 marrë nga pjesa e shkëputun rrubrika “Dajti në gaz”.
Hafiz Ibrahim Dalliu. “Fenomenal”