Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Daçiq – Musliut: Festo që nuk je në burg

Daçiq – Musliut: Festo që nuk je në burg

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja  e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën është ëndërr e thatë.

“Thirrjet e  Jonuz Musliut për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën janë ëndrratë thata dhe ai duhet ta falënderoj Zotin për mosarrestimin e deritanishëm. Përveç nëse BE nuk konsideron se Presheva është një rast specifik dhe unik, gjë që nuk do të më habiste”, tha ai për të përditshmen serbe, “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.

Kësisoj, kryediplomati serb i është kundërpërgjigjur deklaratave të Musliut i cili pas votimit të katalanasve, ftoi Beogradin dhe bashkësinë ndërkombëtare që të njohin referendumin e shqiptarëve të vitit 1992 kur votuan për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version