Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se po vazhdon me provokime për shkak të deklaratës, se Kosova do të ngre padi ndaj Serbisë për gjenocid.
Siç raporton “Beta”, Daçiq ka thënë se Kosova nuk mund të ngre padi ndaj Serbisë, pasi që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.
“Pasi pësoi debakël ideja e tij për formimin e të ashtuquajturës ushtri e Kosovës dhe pasi u tërhoq nga kjo ide pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare, Thaçi menjëherë ka provuar ta tërheq vëmendjen e opinionit me një temë tjetër – padinë ndaj Serbisë për gjenocid. E din mirë Thaçi se nga kjo nuk ka asgjë, sepse Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe nuk ka të drejtë të ngre padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, ka thënë Daçiqi.