Zëvendëskryeministri serb,Ivica Daçiq ka komentuar ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherësh ish-kryeministrit të Kosovës, duke mos anashkaluar faktin se ai mund të lirohet.
“Ramush Haradinaj është në gjyq jo si politikan, por nga ana e Serbisë është paditur për shkak se ai ka kryer krime lufte dhe ka vrarë civilë. Haradinaj mundet edhe të dalë, por për ne mbetet një kriminel lufte”, ka thënë Daçiq, transmeton Indeksonline.
Ndryshe duhet përkujtuar që Haradinaj është ndaluar në aeroportin e Bazel-it,me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti serb, teksa po vazhdon të jetë i ndaluar në Francë deri në seancën e radhës me 2 mars pas një kërkese të Serbisë për ekstradim të tij.
Haradinaj me të tilla pretendime është akuzuar edhe nga Tribunali i Hagës, por është shpallur krejtësisht i pafajshëm dhe është liruar nga të gjitha akuzat.