CrowdStrike fajëson softuerin e testimit të kodit për kolapsin IT të javës së kaluar

CrowdStrike premton testime më të hollësishme të përditësimeve, menaxhim më të mirë të gabimeve dhe aplikimin e një fazë implementuese me faza për të shmangur përsëritjen e një kolapsi të tillë.

CrowdStrike publikoi një hetim të incidentit të javës së kaluar me një përditësim problematik që rrëzoi 8.5 milionë kompjuter Windows.

Postimi në blog drejton gishtin ndaj një problemi në softuerin e testimi i cili nuk kishte kapur përditësimin problematik të kodit i cili u dërgua tek miliona kompjuterë Windows ditën e Premte.

CrowdStrike premton testime më të hollësishme të përditësimeve, menaxhim më të mirë të gabimeve dhe aplikimin e një fazë implementuese me faza për të shmangur përsëritjen e një kolapsi të tillë.

Softueri Falcon i CrowdStrike përdoret nga bizneset në mbarë botën për tu mbrojtur nga maluerët dhe kërcënimet e sigurisë. Ditën e Premte CrowdStrike dërgoi një përditësim konfigurues për softuerin e saj i cili duhej të mbledhtë të dhëna telemetrike nga kërcënime novatore të sigurisë.

Këto përditësime dërgohen rregullisht por konfigurimi i fundit shkaktoi një rrëzim të Windows dhe si rezultat i sistemeve.

Zakonisht CrowdStrike dërgon dy lloje përditësimesh konfigurimi. Njëra quhet Sensor Content dhe përditëson sensorin Falcon të CrowdStrike dhe tjera është Rapid Response Content që përditëson mënyrën sesi sensori sillet në rast se identifikon maluerë.

Një përditësim i vogël prej vetëm 40KB ditën e Premte në Rapid Response Content shkaktoi gjithë atë kolaps