Edhe ata që shquhen për punën e tyre kryesisht online nuk konkurrojnë dot me Ronaldon siç është Mr Beast, YouTuberi më popullor në botë, me 543 milionë ndjekës.
Cristiano Ronaldo ka 1 miliardë ndjekës në platforma të ndryshme të medias sociale duke u bërë individi i parë që arrin të ketë një popullaritet të tillë.
Numri është përllogaritur duke kombinuar ndjekësit në Instagram, Facebook, Twitter, YouTube, dhe medias sociale Kineze si Weibo dhe Kuaishou.
Jo medoemos do të thotë janë ndjekës individualë sepse shumë persona e ndjekin nëpër disa rrjete sociale dhe disa mund të jenë llogari të rreme njohur si botë.
Në futboll Ronaldo shquhej për rivalitetin e tij me yllin argjentinas Lionel Messi. Por jashtë saj nuk ka konkurrencë duke qenë se Messi numëron rreth 623 milionë ndjekës.
Por nuk është vetëm sporti pasi Ronaldo qëndron edhe përpara disa prej yjeve në industri të tjera si këngëtarët Justin Bieber, Taylor Swift dhe Selena Gomez.
Edhe ata që shquhen për punën e tyre kryesisht online nuk konkurrojnë dot me Ronaldon siç është Mr Beast, YouTuberi më popullor në botë, me 543 milionë ndjekës.