Sulmuesi i Portugalisë dhe i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, zyrtarisht është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2016. “France Football” e ka shpallur atë më të mirin.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo ka fituar për herë të katërt Topin e Artë, duke mposhtur kështu Leo Messin dhe Antonie Griezmann.
Ronaldo këtë çmim e ka fituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe me Portugalinë, ku fitoi Euro 2016.
Ky është Topi i Artë i katërti në karrierën e portugezit, ku tre i ka fituar me Realin dhe një me Mancheester Unitedin.
Ai tashmë para vetës ka vetëm Messin, i cili ka fituar rekord pesë Topa të Artë.