Covid-19/ Vendi europian që nuk donte ‘izolimin’ por tani nuk pranon hapjen!

Faza 2 në Britaninë e Madhe duket sikur nuk do të nisë kurrë. Vendi që ngurroi më shumë të vendoste karantinën në kohën e shpërthimit të epidemisë, tani është më i kujdesshmi kur vjen fjala tek hapja.

Të enjten është parashikuar rishikimi i izolimit dhe sipas raporteve në mediat vendase, pritet që qeveria e Boris Johnsonit ta zgjasë edhe me tre javë të tjera. Të dhënat që mbërrijnë nga Mbretëria e Bashkuar janë shqetësuese: vendi tashmë ka kapërcyer Italinë për nga numri I vdekjeve nga koronavirusi, duke u kthyer ne shtetin me nivelin më të madh të jetëve të humbura në Europë.

Viktimat e regjistruara në Angli tashmë janë 32.000. Johnson i dha vetes edhe pak kohë për të paraqitur “road map”- in e fazës 2, por ajo që përmend shtypi vendas nuk është aspak inkurajuese. Masat e emergjencës, sigurisht disi më të zbutura, thuhet se mund të mbeten në fuqi për një vit.

Londra zyrtare synon që në fund të majit t`i inkurajojë njerëzit të kthehen në punë si dhe rihapjen e dyqaneve, por me shumë kujdes, ndërsa nëpër zyra do të ketë turne për të shmangur mbipopullimin e masa do të merren edhe në mjetet e transportit publik./tch