Vaksinat kundër COVID-19 kanë treguar efikasitet 90 për qind, në gjashtë muajt e parë nga doza e dytë, në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes dhe shtrimeve në spitale, sipas të dhënave të para të analizës së kryer nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).
Në tetor 2021, më shumë se 30 spitale nga 10 vende (Belgjika, Republika Çeke, Kroacia, Franca, Greqia, Irlanda, Luksemburgu, Malta, Portugalia dhe Spanja) iu bashkuan monitorimit për verifikimin e veprimit të vaksinës në kohë reale kundër formave të rënda të sëmundjes.
Rezultatet e para në lidhje me efikasitetin e vaksinës kundër formave të rënda të COVID-19 te pacientët pozitivë për virusin SarsCov2 tregojnë një efikasitet të lartë të vaksinave në parandalimin e shtrimeve në spitalet COVID-19 te personat mbi 65 vjeç.
Studimi i ECDC-së konfirmon, gjithashtu, efikasitetin e ciklit të plotë të vaksinimit në krahasim me një dozë të vetme. /atsh