Urgjenca e Covid-19 mbetet e lartë në Rumani, ku një tjetër rekord u regjistrua në 24 orët e fundit, me 385 vdekje, numri më i lartë në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.
Nga të vdekurit, 33 persona rezultonin të vaksinuar.
Infeksionet e reja kanë qenë 13 854 që nga dje dhe sistemi shëndetësor është afër kolapsit, me spitale të mbushura plot, ndërsa fushata e vaksinimit po vazhdon shumë ngadalë.
Qeveria ditët e fundit ka nisur një apel drejt Bashkimit Evropian për mbështetje të Rumanisë me ilaçe dhe shtretër për të sëmurët në gjendje të rëndë.
Situata emergjente shëndetësore është e ngarkuar edhe më tej nga kriza qeveritare që u hap tre ditë më parë me votën e mosbesimit në qeverinë e kryeministrit, Florin Citu. /atsh