Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar para pak çastesh të dhënat për 24 orët e fundit mbi situatën epidemiologjike me COVID-19.
Kjo pasqyrë i referohet të dhënave nga ora 00.00 deri 24.00 të ditës së shtunë 31 tetor 2020.
Sipas MSH-së në Shqipëri nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Kështu duke shënuar numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Po ashtu edhe rastet e infektuara kanë shënuar numrin më të lartë.
Nga 1 mijë e 472 teste të kryera, 327 kanë rezultuar pozitivë.
Një ditë më parë ishin 241 të infektuar në 1 mijë e 260 testeve të kryera.
Janë shtruar në spitale 293 persona. Një ditë më parë ishin 319 persona të shtruar.
Rezultojnë të shëruar 57 persona/ Abcnews.