COVID-19 në Kosovë: 315 të vdekur, 10.059 të infektuar dhe 5802 të shëruar

Dje u shënuan edhe 190 raste pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin total të rasteve pozitive në 10.059 nga 40.184 persona të dyshimtë të testuar.

Numri i vdekjeve ka arritur në 315 të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.942.

Exit mobile version