COVID-19 në Kosovë: 15 mijë e 2 raste pozitive, 1 mijë e 937 raste aktive

Numri total i rasteve pozitive në vend është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 614 raste të vdekjes.

Gjatë ditës së djeshme në IKSHPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive.

Po ashtu dje janë raportuar tri raste të vdekjes,

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime.