Covid-19 në botë, mbi 800 mijë të infektuar dhe 38,990 viktima

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 802,369 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 38,990, ndërsa janë shëruar 172,319 persona.

– SHBA me 164,359 është shteti me numër më të madh të të infektuarve me Kovid-19, prej të cilëve kanë vdekur 3.173 persona.

– Në Itali janë regjistruar 101,739 persona pozitivë ndaj koronavirusit të ri, prej të cilëve 11.591 kanë vdekur, ndërsa 14.620 janë shëruar.

– Në Spanjë ka 94,417 të i infektuar me Covid-19, prej të cilëve 8,189janë viktima, ndërsa janë shëruar 19,259 persona.

– Kina ka regjistruar 79 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit dhe pesë të vdekur. Komisioni Shëndetësor Kombëtar Kinez bëri të ditur se të gjithë të infektuarit e rinj janë persona të cilët janë ktyher nga jashtë.

– Në Iran edhe më tej rritet numri i të infektuarve me koronavirusin e ri, ku janë regjistruar 44,605 pacientë, prej të cilëve 2,898 kanë vdekur, ndërsa 14,656 janë shëruar.

– Në Kroaci janë infektuar 790, prej të cilëve kanë vdekur gjashtë, ndërsa 67 janë shëruar.

– Serbia ka 785 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 16 kanë vdekur dhe 42 janë shëruar.

– Në Slloveni gjithsej 802 persona janë infektuar me koronaviruson e ri, prej të cilëve 15 kanë vdekur, ndërsa dhjetë janë shëruar.

– Në Mal të Zi ka 105 persona të infektuar me koronavirusin e ri dhe 2 të vdekur.

– Në Bullgari në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të reja, me çfarë numri i të infektuarve nga Kovid-19 u rrit në 379, prej të cilëve tetë kanë vdekur.

– Në Australi janë regjistruar 4.557 persona me koronavirus të ri, prej të cilëve 19 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 337 persona./tch