COVID-19 – Merkel e shqetësuar për rritjen e rasteve

Kancelarja në largim Angela Merkel deklaroi se ishte “shumë e shqetësuar” për rritjen e infeksioneve të koronavirusit dhe shtrimeve në spital në Gjermani.

“Duhet të jetë një shqetësim për të gjithë ne”, tha ajo për gazetën ”Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”.

‘’Gjermania nuk i ka bërë të detyrueshme vaksinimet për asnjë grup’’, theksoi kancelarja.

“Por, fakti që dy ose tre milionë gjermanë mbi 60 vjeç nuk janë ende të vaksinuar, më trishton shumë, sepse mund të bëjë një ndryshim për ta personalisht dhe për shoqërinë në tërësi”, theksoi ajo.

Kur u pyet për të reflektuar mbi kufizimet e vendosura gjatë pandemisë, Merkel tha se ‘’e sheh si detyrë të shtetit të mbrojë shëndetin e sa më shumë njerëzve dhe të parandalojë mbingarkimin e spitaleve’’. /atsh