Covid 19: Italia do të mbyllë dyqanet dhe shkollat pas rritjes së infeksionit

A view shows a sticker on the floor reading "COVID-19 Itinerary" on December 21, 2020 at the Tor Vergata hospital in Rome, during the COVID-19 pandemic caused by the novel coronavirus. - The pandemic has killed at least 1.66 million people around the world since it first emerged last December, out of nearly 75 million confirmed cases. (Photo by Filippo MONTEFORTE / AFP)

Dyqanet, restorantet dhe shkollat do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë të hënën, me Kryeministrin Mario Draghi që paralajmëron për një “valë të re” të shpërthimit të koronavirusit.

Për tre ditë gjatë Pashkëve, 3-5 Prill, do të ketë një mbyllje totale paralajmërojnë autoritetet në vend.

Italia, e cila një vit më parë vendosi një nga bllokimet e para kombëtare, po lufton edhe një herë për të parandaluar përhapjen e shpejtë të infeksioneve.

Vendi ka raportuar më shumë se 100,000 vdekje të lidhura me Covid, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar.

Fushata e vaksinimit në Itali është duke ecur me vonesë, ashtu si edhe në vendet tjera në Bashkimin Evropian.

Javën e kaluar qeveria në Romë bllokoi eksportin e 250,000 dozave të vaksinës./Mesazhi.com