Kosova po përballet me numër të madh të rasteve me Covid-19.
Ditëve të fundit janë shtuar edhe vdekjet nga kjo pandemi.
Gjithashtu është rritur edhe numri i testimeve.
Që nga 13 marsi kur edhe janë shënuar rastet e para në vendin tonë janë testuar 30 mijë e 567 persona të dyshuar.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike deri më tani janë regjistruar 5 mijë e 617 raste.
Me fatalitet kanë përfunduar 130 raste.
Sipas IKSHPK-së nga kjo pandemi janë shëruar 2 mijë e 811, ndërsa 2 mijë e 676 raste mbesin aktive.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676”