35 shkolla janë mbyllur si pasojë e Covid-19 deri në datën 16 shtator, e nxënësit e këtyre po vazhdojnë mësimin në versionin online. Por njohësit e arsimit mësimin nga distanca po e vlerësojnë të paefektshëm
Deri në datën 16 nëntor , shkollat të cilat janë mbyllur për shkak të Covid -19 janë 35 sosh. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë se më së shumti shkolla janë mbyllur në Prishtinë, të mësimin po e vazhdojnë sipas skenarit të tretë.
“Numri i shkollave të cilat janë duke organizuar mësimin në skenarin C sipas komunave është 35. Prishtinë 16 shkolla, Vushtrri 6 shkolla, Lipjan 1 shkollë, Viti 1 shkollë dhe 1 çerdhe publike
Obiliq 2 shkolla, Deçan 2 shkolla, Novo Bërdë 1 shkollë, Skenderaj 1 shkollë, Fushë Kosovë 2 shkolla, Gjakovë 1 shkollë, Drenas 1 shkollë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
Por Mirlind Behluli nga Instituti EdGuard tha se mësimi nga distanca nuk është efektiv.
“Nga hulumtimet tona ka dalë që mësimi online nuk ka qenë i efektshëm. Në bazë të hulumtimeve tona në terren, shumica e mësimdhënësve thonë se mësimi me prezencë fizike është më i duhur, andaj shumica prej tyre janë që mësimi të mbahet me prezencë fizike pasi edhe një pjesë e nxënësve nuk po kanë qasje në mësimin nga distanca. Problem shihet edhe mungesa e bashkëpunimit në mes të prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve”, shprehet Mirlind Behluli nga EdGuard.
Ndërsa pjesa tjetër e shkollave po vazhdojnë me skenarin A dhe B sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit.