Çmimet e naftës kanë shënuar rënie me 1,72% duke arritur në kuotën e në 47,89 dollarëve për fuçi.
Kontratat mbi naftën bruto WTI kanë pësuar humbje me 84 cent, ndërsa Brent është ulur me 1,52% duke arritur kuotën e 52,62 dollarëve për fuçi.
Ndikim në rënien e çmimeve kanë pasur problemet që lidhen me koronavirusin në Kinë dhe në botë, pasi dihet që ky shtet ka një konsum gjigant të naftës.
Problemet me lëvizjen e mjeteve në masë kanë bërë që edhe konsumi të shënojë rënie.