Skuadra e Bayern Munich ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me Coronavirusin.
Coronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe në gjithë botën, duke rritur frikën në maksimum.
Ky problem është shfaqur edhe në Gjermani, dhe lidhur me këtë ka reaguar edhe skuadra e Bayern Munich.
“Liga gjermane e futbollit (DFL) ka lëshuar një deklaratë me temë për Coronavirusin, lidhur me Bundesliga dhe Bundesliga 2. FC Bayern Munich po mban vëmendje lidhur me zhvillimiet nacionale dhe internacionale, deri sa mjekësia e klubit po qëndron e informuar me situatën aktuale nga Instituti Robert Koch. FC Bayern është në kontakt të rregullt me departamentin e shëndetësisë së qytetit të Mynihut, të cilët menjëherë na njoftojnë ne për çdo ndryshim” thuhet fillimisht në komunikatën e lëshuar nga Bayern, transmeton lajmi.net.
“Bazuar në rekomandimet e Institutit Robert Koch dhe zbatimin e tyre të gjerë, Prof. Dr. Roland Schmidt, drejtuesi i brendshëm i departamentit mjekësor të FC Bayern, ka këshilluar që lojtarët e FC Bayern të përmbahen nga nënshkrimi i autografëve dhe gjithashtu nga të qenit në dispozicion për foto ose ‘selfie’ me tifozët. Ne kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve tanë dhe të gjithë vizitorëve në seancat tona stërvitore, dhe në ndeshjet tona” thuhet tutje.
Si pasojë e Coronavirusit shumë ndeshje do të luhen edhe me dyert e mbyllura.