Corbyn: “Ne jemi një lëvizje për Pa’lestinën dhe nuk do të largohemi kurrë, kurrë”

Ish-lideri i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, i kthyer në deputet i Pavarur, Jeremy Corbyn, ka postuar një foto në X nga protesta e madhe pro-palestineze e sotme në Londër.

Aty ai përsëriti që janë lëvizje globale për Palestinën dhe premtoi mbështetje të palëkundur për Palestinën nga ai dhe votuesit e tij.

“Ne jemi një lëvizje për Palestinën dhe nuk do të largohemi kurrë, kurrë” u shpreh ai.