Në Samitin COP29, të zhvilluar në Azerbajxhan, u arrit një marrëveshje historike për të mobilizuar të paktën 1.3 trilion dollarë në vit deri në vitin 2035, duke synuar ndihmën për vendet më të varfra në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Nga kjo shumë, të paktën 300 miliardë dollarë do të vijnë kryesisht nga vendet e industrializuara.
Këto fonde synojnë të ndihmojnë vendet në zhvillim për të përmirësuar masat e mbrojtjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe për t’u përshtatur me efektet e rënda të ngrohjes globale, si thatësirat, stuhitë dhe përmbytjet.
Aktualisht, ndihma klimatike globale arrin mbi 100 miliardë dollarë në vit, por sipas një paneli ekspertësh të pavarur të Kombeve të Bashkuara, nevojat për financim janë rreth 1 trilion dollarë deri në vitin 2030 dhe do të arrijnë në 1.3 trilion dollarë deri në vitin 2035.
Për të siguruar këtë financim masiv, marrëveshja kërkon që bankat shumëpalëshe të zhvillimit të rrisin kreditimin ose të anulojnë borxhet për vendet më të varfra.
Gjithashtu, përfshirja e fondeve publike dhe bankare do të jetë kyçe, duke kërkuar mobilizimin e gjerë të investimeve private që do të konsiderohen si financim për klimën.
Vendet e tjera donatore, përfshirë ato të industrializuara dhe shtetet e pasura të Gjirit, janë inkurajuar të kontribuojnë. Megjithatë, marrëveshja ka hasur kritika nga aktivistët e klimës për shkak të mungesës së një entiteti specifik përgjegjës për arritjen e objektivit.
Gjermania, si të gjitha vendet e tjera, nuk është e detyruar në mënyrë specifike të bëjë pagesa të shumave të caktuara sipas rezolutës.
Në fund, u arrit një kompromis, pjesërisht sepse nuk është ende e qartë se si do të rritet shuma prej një trilion dollarësh: kjo detyrë tani do t’i bie konferencës së ardhshme të klimës në Brazil.
Bashkimi Evropian rrezikoi të propozonte shuma specifike vetëm në fund të konferencës dyjavore. Qeveria gjermane deklaroi se ishte krejtësisht joreale që triliona financime të vinin nga buxhetet publike.
Ai u bëri thirrje vendeve të tilla si Kina dhe shtetet e pasura të Gjirit, të cilat kanë fituar shumë nga nafta, gazi dhe qymyri, të kontribuojnë gjithashtu.