Ç’mund të themi për një shoqëri që e motivon skandali më shumë se arritjet…!?

Hoxhë Vladimir Kera

Në dy gjëra jemi perfeksionuar si Muslimanë. E para, në të treguar se kush nuk jemi (pra, nuk jemi terroristë, nuk jemi ekstremistë, nuk jemi…, nuk jemi…, etj).
E dyta, në të ekzaminuar se kush është i humbur.
Kjo qasje tregon se jemi në fazën e mbrojtjes, jo në fazën e ngritjes. Por, roli i mbrojtjes i duhet vetëm atij që e ka të shpalosur qartë vizionin e ngritjes.
E them këtë sepse e gjej të vështirë të bisedohet për diçka me vlerë apo për një individ që ka bërë diçka të mirë në të njëjtin nivel që bisedohet kur ka skandale, apo devijancë. Gjithsesi mendoj se ky tekst i Kur’anit Famëlartë e ka shpjeguar qartësisht rrugën që duhet të ndjekë e vërteta përballë të kotës.
——
“Dhe thuaj: Erdhi e vërteta e u zhduk e kota. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.” (Kur’an: 17:81)

Hoxhë: Vladimir Kera