Ballina Ekonomi Çmimi naftës bie në 45 dollarë për fuçi pasi OPEC+ nuk arriti...

Çmimi naftës bie në 45 dollarë për fuçi pasi OPEC+ nuk arriti marrëveshje

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent shënoi një ulje tjetër të madhe, duke rënë në 45 dollarë për fuçi të premten, pasi vendet e OPEC-ut dhe vendet jo-OPEC nuk arritën të dakordohen për një marrëveshje të re për të bërë frenime më të thella në nivelet e tyre të prodhimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Standardi ndërkombëtar shënoi rënie në 45,29 dollarë për fuçi në ora 16:30 (sipas kohës së Evropës Qëndrore) të premten, duke shënuar humbje prej 9,4 për qind. Standardi amerikane West Texas Intermediate (WTI) arriti në të njëjtën kohë 41,77 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 9 për qind.

Të dy standardet treguan disa fitime në orët në vijim, ndërsa Brent u ngjit në 46,11 dollarë për fuçi në orën 19:15 (sipas kohës së Evropës Qëndrore), kurse WTI u rrit në 42,30 dollarë për fuçi.

Grupi i quajtur si OPEC+ dështoi të premten për të arritur një marrëveshje për të bërë frenime shtesë në nivelet e tyre të prodhimit, në mënyrë që të zbuste ndikimin negativ të koronavirusit, i cili i ka shkaktuar probleme ekonomisë globale dhe kërkesë të ulët të naftës në të gjithë botën, duke krijuar kështu një rrezik për një rritje në gatishmërinë e furnizimit të naftës në treg këtë vit.

Përveç frenimit shtesë të prodhimit, mbetet e ende e panjohur nëse OPEC+ do të zgjasë frenimin e prodhimit të saj prej 1,7 milion fuçi në ditë përtej fundit të marsit 2020 dhe nëse Arabia Saudite do të vazhdojë frenimin e saj vullnetar prej 400.000 fuçi në ditë pas përfundimit të tremujorit të tretë.

Nëse të dy shkurtimet nuk tejkalohen, kjo mund të krijojë një furnizim shtesë të naftës prej 2,1 milionë fuçi në ditë nga tremujori i dytë i vitit 2020 e tutje dhe të vazhdojë të ruajë presionin në rënie të çmimit të naftës.

Exit mobile version