Duke u rritur për të tretin muaj radhazi, çmimet botërore të ushqimeve arritën një nivel të ri historik në tetor, njoftoi të enjten Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), raporton Anadolu Agency (AA).
Indeksi i çmimeve të ushqimit FAO u rrit me 3 për qind nga muaj i mëparshëm, duke arritur nivelin e tij më të lartë për më shumë se një dekadë në 133,2 pikë në tetor, tha organi i OKB-së, duke përmendur një rritje të çmimeve të vajrave bimore dhe drithërave.
Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s është një indeks i peshuar sipas tregtisë që gjurmon çmimet e tregut ndërkombëtar të pesë grupeve kryesore të mallrave ushqimore.
Indeksi i çmimeve të drithërave u rrit me 3,2 për qind në bazë mujore, çmimet botërore të grurit u rritën me 5 për qind mes shtrëngimit të disponueshmërisë globale për shkak të reduktimit të korrave nga eksportuesit kryesorë.
Indeksi i çmimeve të vajit bimor të FAO-s u rrit me 9,6 për qind në bazë mujore në tetor, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, i nxitur nga kuotimet më të forta të çmimeve për vajrat e palmës, sojës, lulediellit dhe rrepës.
Indeksi i çmimeve të qumështit u rrit me 2,2 për qind nga shtatori. Nën-indekset për sheqerin dhe mishin ranë me 1,8 për qind dhe 0,7 për qind në muaj. /aa