Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Çmimi i taksive në kryeqytet e rajonit

Çmimi i taksive në kryeqytet e rajonit

Sa mund qytetarët e kryeqyteteve të rajonit t’ia lejojnë vetës transportin me taksi?

Ku janë këto shërbime më të shtrenja, e ku më të lira? Këtyre pyetjeve u japin përgjigje në vazhdim duke i krahasuar çmimet zyrtare aktuale të taksistëve në Shkup, Beograd, Sarajevë, Podgoricë, Prishtinë dhe Tiranë duke i marr parasysh kushtet normale në komunikacion, pa pritje të gjata.

Starti në Shkup për 0,65 euro

Tarifa startuese e taksistëve të licencuar në Shkup, fillon nga 0,65 euro (40 denarë) dhe 0,40 euro (25 denarë) për çdo kilometër të kaluar. Deri pak kohë më parë një pjesë e kompanive ofronin shërbime me 20 për qind zbritje, megjithatë shtrenjtimi i derivateve solli deri te shfuqizimi i kësaj oferte. Çmimorja e taksive në Shkup, nuk është ndryshuar për 11 vite. Kërkesë zytare për rritjen e çmimeve të taksive në Shkup, zyrtarisht nga Shoqata e taksi transportuesve nuk ka.

Taksistët e licenucar vlerësojnë se gjobitja e atyre të cilët nuk janë të regjistruar dhe nuk paguajnë tatime në masë të madhe do të kontribuojë të mos rriten çmimet.
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut janë të regjistruar afërsisht 3 mijë taksi makina.

Trefishë më shtrenjtë në Beograd

Çmimi i taksi transportuesve në Beograd, kohë më parë pësoi rritje. Në kryeqytetin e Serbisë, ekzistojnë tre lloje të tarifave të taksi transportuesve. Nisja është e njëjtë në të trija rastet 1,8 euro (220 dinarë). Çmimi për një kilometër në tarifën e parë është 0,68 euro (80 dinarë), në të dytën 0,85 euro (100 dinarë), dhe në tarifën e tretë 1,36 euro (160 dinarë). Ndërkohë, çmimi i pritjes për një orë në të trija tarifat është 7,67 euro (900 dinarë).

Tarifa e parë zbatohet nga ora 7 deri në orrën 22, e dyta nga ora 22 deri në orën 6, si dhe të dielën dhe gjatë festave shtetërore. Përderisa e tarifa e tretë zbatohet jashtë pikave të qytetit të shënuara në Gazetën Zyrtare.

Një euro starti paralajmërohet në Sarajevë

Çmimorja aktuale e taksistëve në Sarajevë është 0,97 euro (1,9 marka konvertibile) për nisjen e vozitjes dhe 0,67 euro (1,2 marka konvertibile) për çdo kilometër të kaluar. Çmimi i pritjes për një orë është 6,14 euro (12 marka konvertibile).

Mirëpo, paralajmërimet e fundit të Shoqatës së taksistëve në Kantonin e Sarajevës, thonë se do të kërkojnë shtrenjtimin e taksi – transportit. Qëndrimi i tyre është se çmimet duhet të jenë 1,28 euro (2,5 marka konvertibile) për start dhe 0,77 euro (1,5 marka konvertibile) për çdo kilometër të kaluar. Në arsyetimin për shtrenjtimin e taksi-transportit ata e theksojnë rritjen e çmimit të derivateve.

Taksistët në Podgoricë fituan benefite

Ngjashëm si në Beograd, edhe në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë, ekizstojnë tre lloje të tarifave të taksi-transportit. Çmimi i tarifës së parë që vlen nga ora 7 e deri në orën 22 varojnë nga 0,50 deri në 0,70 cent për kilometër. Tarifa e dytë që vlen nga ora 22 e deri në orën 6 kushton nga deri 0,60 deri më 1 euro për kilometër, ndërkohë faza e tretë e cila ndërlidhet me vozitjen jashtë qytetit kushton nga 0,40 deri në 1 euro për kilometër. Nisja në të trija tarifat kushton 0,50 euro për kilometër.

Taksistë në Podgoricë, tre muaj më parë u dorëhoqën nga kërkesa e tyre për shtrenjtimin e çmimeve për shkak se Qeveria solli vendim t’ju kthehen një pjesë e harxhimeve për akcizë të derivative të cilët i kanë taksistët.

Taksistë në Prishtinë e Tiranë me çmime të reja

Çmimet aktuale të taksistëve në Prishtinë u ndryshuan tre muaj më parë. Fillimi i vozitjes në kryeqytetin e Kosovës, tashmë kushton 2 euro, gjegjësisht 0,50 euro më shtrenjtë se tre muaj më parë kur ishte 1.5 euro.

Çmimi për një kilometër është 0,65 euro, ndërsa një orë pritje kushton 3 euro.
Edhe në Tiranë, në mars të këtij viti u ndryshua çmimi i taksive. Tarifa e mbrëmjes tashmë zbatohet edhe gjatë ditës. Çmimi aktual i nisjes në Tiranë është 2,5 euro (300 lekë) dhe me këtë çmim voziteni deri në 1,5 kilometër. Pesëdhjetë lekë më tepër paguhet nëse keni bagazh. Në 5 kilometrat e radhës në Tiranë, paguhet nga 1 euro. Më pas vijon tarifa e dytë e cila kushton 0,80 euro (95 lekë) dhe tarifa e tretë mbi 16,5 kilometër kushton 0,67 euro (80 lekë).

Exit mobile version