Ballina Kuriozitete Çmimi i kafesë arrin nivelin më të lartë në 13 vite

Çmimi i kafesë arrin nivelin më të lartë në 13 vite

Çmimet e kafesë arritën nivelin më të lartë në 13 vite për shkak të krizës së ndryshimeve klimatike, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafes (ICO).

Çmimi ishte mesatarisht 2,27 dollarë për 0.4 kg muajin e kaluar, një rritje e konsiderueshme e nxitur nga rritja e kostove të prodhimit të lidhura me ndryshimin e klimës dhe dinamikën e tregut.

Ekspertët paralajmërojnë se këto kosto të përshkallëzuara mund të ndikojnë në furnizimin dhe përballueshmërinë globale të kafesë.

Prodhuesi italian i kafesë Lavazza tha se ka rritur çmimet e saj këtë vit për shkak të korrjeve të dobëta, ndryshimeve klimatike, luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Detin e Kuq.

Exit mobile version