Nevoja per reforme ka pushtuar edhe vete akademinë suedeze të Nobelit, që e ndan çmimin prestigjoz prej një shekulli. Institucioni është pllakosur nga disa skandale të cilat nuk lidhen me kritikat që kanë rrethuar në mjaft raste zgjedhjet e tij për çmimin e shumëlakmuar.
Këtë herë bëhet fjalë për korrupsion, shpërdorim pushteti dhe ngacmime seksuale: Anëtarja e Akademisë Katarina Frostenson dha dorëheqjen, duke iu dorëzuar presioneve që nisën pas vendimeve të saj për t’i dhënë subvencione Shoqatës Kulturore të të shoqit, Jean-Claude Arnault, i cili akuzohet nga ana tjetër edhe për ngacmime seksuale.
Ky nuk është problemi i vetëm për institucionin e nderuar. Dorëheqjen e paraqiti edhe vetë kryetarja e tij Sara Danius. Me njëmbëdhjetë anëtare që kanë mbetur, akademia e përbërë nga shkrimtarë, studiues të letërsisë e të gjuhësisë dhe historiane, nuk është më në gjendje të marrë vendime.
Sipas statutit, në përzgjedhjen e anëtareve të rinj duhet marrin pjesë të paktën dymbëdhjetë anëtare. Mendohet se për të zgjidhur ngërçin, vetë Mbreti Carl Gustav XVI, mbrojtës i trashëguar i institucionit, po përgatitet për të ndërhyrë mbi statutin duke e ndryshuar ate. 18 anëtarët e Akademisë zgjidhen për gjithë jetën e tyre, dhe në dokumentin bazë të saj nuk parashikohen masa për raste largimi vullnetar.